Një numër diplomatësh francezë kanë hyrë në një grevë për të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron të anulojë një reformë në diplomaci.
Reforma parasheh bashkimin e diplomatëve të karrierës në një grup më të madh.
Reforma synon të nisë në janarin e vitit të ardhshëm.
“Ne rrezikojmë zhdukjen e diplomacisë sonë profesionale,” ka shkruar një grup prej 500 diplomatësh në një koment të botuar javën e kaluar në gazetën Le Monde.
Së fundmi, politika e jashtme franceze është angazhuar direkt në ndërmjetësimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Po ashtu, diplomacia franceze luan një rol kyq në politikën e jashtme franceze.