Pishina e Gërmisë nga 12 qershori pritet të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, që duan të freskohen në këto ditë të nxehtë të qershorit.
Kryeshefi i ndërmarrjes ‘Sport Marketing’, Liridon Llapashtica thotë se hapja varet dhe nga temperaturat.
“Si çdo sezonë verore NPL Sport Marketing që menaxhon me pishinën e Gërmisë ka filluar të zbatojë planin rreth përgatitjeve për sezonin veror 2022. Tradicionalisht pishina ka hapur dyert për qytetarët e Prishtinës më datë 12 qershor – simbolikisht që shënohet çlirimi i kryeqytetit Këtë e determinon zakonisht edhe moti, pra nëse temperaturat janë në favor për hapje, planifikojmë me datë 12, nëse jo, atëherë duhet të presim deri të mbërrijnë ato të përshtatshme“, thotë ai.
Edhe këtë vit parashihet të jenë çmimet e njëjta kështu bëri të ditur për Insajderin Llapashtica.
“Sa i përket çmimit të biletave ende janë të njejtat siç kanë qenë, 2 euro për të rritur dhe 1 euro për personat nen moshën 13 vjeçare”. përfundoi Llapashtica.