261 fëmijë janë vrarë që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, më 24 shkurt.
Kështu ka njoftuar Kievi zyrtar, raporton Al Jazeera.
Po ashtu, sipas Ukrainës janë plagosur 460 fëmijë që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se çdo ditë po humbin nga 100 ushtarë.
Rusia ka përparuar dukshëm në pjesën lindore të Ukrainës.
E si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë zotuar për furnizim të avancuar armësh.