Në Kroaci paralajmërohet rritje e ndjeshme e çmimeve të karburantit javën e ardhshme. Kështu, sipas mediave në Zagreb, çmimet e të gjitha karburanteve dizel do të rriten për 90 cent për litër, ndërsa benzina do të rritet me rreth 70 cent për litër.
Me fjalë të tjera, një rezervuar plot 50 litra naftë, që tani kushton rreth 650 kuna (rreth 85 euro), do të shkojë në rreth 700 kuna (rreth 90 euro). Rezervuari mesatar i benzinës, i cili tani kushton 700 kuna (rreth 90 euro), do të shkojë në 750 kuna (rreth 100 euro).
Nga java e ardhshme një litër naftë do të shtrenjtohet drastikisht – me 83 lipa për litër, dhe çmimi i ri do të jetë rreth 13,97 kuna (rreth 1.85 euro). Për një litër benzinë qytetarët do të duhet të paguajnë 70 lipa më shumë, pra një litër do t’u kushtojë 14.56 kuna (rreth 2 euro).
Ndërkohë që në Kroaci paralajmërimi për shtrenjtimin e karburantit deri në këtë masë ka ndezur një alarm, në Kosovë këto çmime janë prekur disa herë.