Dashi
Krejt çfarë keni dashur së fundmi, për veten dhe për partnerin, është që të keni një diskutim të hapur e të sinqertë. Duket se tani janë të gatshëm për të folur, por ju tashmë keni bërë plane krye në vete. Nuk mund t’i ndryshoni tani dhe ata s’kanë kë tjetër ta fajësojnë përpos vetes, që ju kanë lënë të mendoni për kaq kohë të gjatë.
Demi
Ndryshimet që po vijnë kanë nevojë që të diskutohen. Nëse nuk i zgjidhni vetë këto gjëra, të tjerët do të bëjnë plane që janë kundër pritjeve tuaja. Shpenzimet e mëdha të partnerit po fillojnë t’i dëmtojnë të ardhurat tuaja. Kjo e bën të vështirë që t’ia dilni. Ata duhet ta kuptojnë se duhet t’i ndërpresin shpenzimet e panevojshme.
Binjakët
Njerëzit po stresohen pasi po afrohet afati i fundit për diçka. Sa më shumë që ankohen, aq më shumë kohë po humbin. Do t’ua dëshmoni se puna praktike dhe e organizuar, do të bëjë që puna të kryhet me kohë. Sa më shumë që ngarkoheni, aq më të lumtur jeni. Keni nevojë për sfida.
Gaforrja
Keni qenë të durueshëm dhe të kuptueshëm me dikë që ka qenë duke u sjellë keq me ju. Gjithmonë e keni ndier se jeni krijuar për të qenë bashkë. Nganjëherë keni menduar nëse jeni treguar shumë të butë. Është arritur një nivel i ri i ndërkuptimit dhe do ta shihni se ia ka vlejtur durimi.
Luani
Ndaloni së ankuari për një zhgënjim që keni pasur së fundmi. Harrojeni çka ka ndodhur në të kaluarën dhe përqendrohuni që ta bëni të ardhmen tuaj më të mirë. Hatërmbetja vetëm sa do ta zymtojë një lidhje të mirë. Pranojeni një ftesë që në fillim nuk mund të duket e mirë, por ka mundësi të jetë përvojë interesante.
Virgjëresha
Një koleg është duke pasur vështirësi me një punë që sapo e ka marrë. Ju e keni çelësin për këtë problem. Do të jenë mirënjohës për ndihmën tuaj. Keni shumë vetëbesim kur mendoni dhe kur bëni diçka. Kjo siguri e brendshme do të ndikojë që ta fitoni respektin e shefit tuaj. Mos ngurroni për të dhëna këshilla.
Peshorja
Keni qenë të brengosur rreth veprimeve të një familjari tuaj. Një diskutim i gjatë do t’ju sigurojë se nuk ka arsyeje për t’u shqetësuar. Ngjarje të caktuara do t’ju sjellin momente emocionale dhe edhe pse nuk e keni lehtë t’i shprehni ndjenjat tuaja, por do të jetë e vështirë t’i kontrolloni ndjenjat e forta.
Akrepi
Jeni lodhur duke u grindur për asgjë. Një keqkuptim do të fryhet deri në një problem për të cilin nuk ia vlen të brengoseni. Njerëzit që po e bëjnë mizën buall po fillojnë t’jua acarojnë nervat dhe me qejf nuk do të donit të harxhonit kohë duke diskutuar. Në vend se të diskutoni, do të tërhiqeni.
Shigjetari
Derisa të krijohet një siguri e madhe në një lidhje të re, nuk do të doni të diskutoni për problemet tuaja personale. Do ta mirëprisni një mundësi për ta zgjeruar rrethin tuaj shoqëror, por do t’ju marrë kohë për të krijuar shoqëri të reja. Bëjani të ditur partnerit se çfarë vendi kanë në planet tuaja, kështu që të mund të përshtaten me ju.
Bricjapi
Një çështje që ka shkaktuar keqkuptime në të kaluarën, do të shfaqet përsëri. Nëse kjo gjë ndikon në një lidhje dashurie, doni ta sqaroni. Do të mund t’ju duhet të flisni gjatë, por diskutimi do t’ju ofrojë një pamje të qartë dhe së shpejti gjithçka do të sqarohet.
Ujori
Jeni duke punuar fort që dikush ta kuptojë poentën tuaj. Një diskutim rreth synimeve tuaja personale do t’ju mërzisë, kur do t’ju akuzojnë se jeni joreal. Kjo mund të jetë për shkak të mënyrës që po i shfaqni pikëpamjet tuaja. Ata po brengosen se si mund të ndikohen prej planeve tuaja.
Peshqit
Pas çdo kohe është mirë ta kuptoni se ku jeni me fatura dhe me kredi. Nëse keni kohë të lirë merruni me këtë gjë. Mundësitë janë që nëse keni llogaritur gjithçka, do të jeni në një pozitë financiare më të mirë sesa mendoni.