Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë një banese në fshatin Hot i Ri në zonën e Shkodrës.
Nga raportimet, mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.