Raportimet kur njoftohet për rastet e vrasjeve e plagosjeve në vend, janë të shpeshta. E jo rrallë herë këto veprat kriminale për të cilat njoftohet publiku, kryhen nga armët ilegale.
Kjo pasi numri i kosovarë që në pronësi kanë armë pa leje, nuk është i vogël.
Nga Ministria për Punë të Brendshme thanë se në popull janë rreth 250.000 armë ilegale.
Por, duke mos treguar kur është bërë hulumtimi, shtuan se numri i tyre është zvogëluar për rreth 100.000 nga 360.000 sa ishin më parë.
Nga MPB gjithashtu deklaruan se e kanë në plan sa më parë të nisin fushatën e legalizimit dhe dorëzimit të armëve.
Megjithatë, po kërkohet ndryshim nga fushata e fundit që u mbajt për këtë punë, më 2019.
Sipas të dhënave nga policia, ky institucion mori më shumë armatim vitin 2021 se sa atë paraprakin.
Në vitin 2020 janë konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion.
Në vitin 2021 janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 municion.