Ekipi i avokatëve të Johnny Depp kanë festuar dhe janë përqafuar pas u dha verdikti ku aktori ka fituar rastin për shpifje kundër ish gruas së tij, Amber Heard.
Pas gjashtë javë dëshmish bombastike për të fituar 100 milionë dollarë në akuzat për shpifje Depp vs Amber, gjykata në Fairfax të Virgjianias vendosi në anën e Depp.
Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë për t’u kompensuar për dëmet dhe 5 milionë dollarë dëme që do të paguhen më vonë.
Depp e kishte paditur Ambber për 50 milionë dollarë, pastaj ajo bëri një kundër padi kundër tij për 100 milionë dollarë. Secili pretendonin se kanë shpifur ndaj njëri-tjetrit.
Gjykatësja Penney Azcarate e solli vendimin në orën 15 të pasdites sipas kohës lokale në Virgjiania në Gjykatën e Qarkut të Fairfax të Virgjinias ku është duke u mbajtur gjykimi për gjashtë javë.
Por, juria e përmirësoi ndjeshëm sektorin e dëmeve duke sjell shumë të ndryshme nga ato që kishin kërkuar aktorët.
Vendimi erdhi 20 minuta më vonë. E pranishme në gjykatë ishte Heard por Depp e shikoi vendimin nga Mbretëria e Bashkuar. /GazetaExpress/