Miftaraj thotë se Vetëvendosje po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë
Ehat Miftaraj drejtor në IKD, vlerëson se Vetëvendosje po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë. Sipas tij, partia e Albin Kurtit, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundershtareve politik.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se përderisa LVV ofron imunitet të plotë për secilin anëtar të partisë kur kapen ne afera korruptive, nuk mbetët shpresë se janë ndryshe nga partitë tjera.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Partia në pushtet ngadal dhe sigurtë po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundershtareve politik.
Perderisa, ofron imunitet te plote per secilin anetar te partise kur kapen ne afera korruptive, nuk mbetet shprese se jane ndryshe nga partite tjera politike.
Reagimi do te duhej te ishte i ashper, i drejteperdrejte dhe pa kompromis. Kete nuk po e shohim, se paku Jo deri tani.
Kultura e pandeshkueshmerise sinonim I qeverisjes ne Kosove.