GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mega-jahti i oligarkut rus fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe

01/06/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Mega-jahti i oligarkut rus fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe
Share on FacebookShare on Twitter

Në veriun e pluhurosur të Emirateve të Bashkuara Arabe, një nga jahtet më të mëdha në botë qëndron në një port të qetë –duke shmangur deri tani fatin e anijeve të tjera luksoze të lidhura me oligarkët rusë të sanksionuar.

Shfaqja e pasurisë së bollshme është befasuese në një nga emiratet më të varfra të vendit, 90 minuta me makinë nga ndërtesat shumëkatëshe të Dubait. Por prania e jahtit 118 metra të tipit ‘Motor Yacht A’ në Gjirin Ras al-Khaimah tregon gjithashtu neutralitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, pasi Dubai mbetet një magnet për paratë ruse dhe kryeqyteti i tij i pasur me naftë e sheh Moskën si një partner të rëndësishëm të OPEC’ut.

Që kur tanket ruse u futën në Ukrainë, shtatë qarqet e Emirateve kanë ofruar një strehë për rusët, si për të dëshpëruarit për të ardhmen e vendit të tyre, ashtu edhe për mega-pasanikët e shqetësuar për sanksionet perëndimore.

Ndërsa pjesa më e madhe e botës ka vendosur sanksione ndaj institucioneve ruse dhe aleatëve të Presidentit Vladimir Putin, Emiratet nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Emiratet gjithashtu kanë shmangur kritikat e hapura të luftës, që qeveria atje ende i referohet si “kriza e Ukrainës”.

Jahti luksoz i përket Andrey Melnichenkos, një oligark me pasuri rreth 23.5 miliardë dollarë, sipas Forbesit. Dikur ai drejtonte prodhuesin e plehrave kimike Eurochem dhe më pas SUEK, një nga kompanitë më të mëdha të qymyrit në botë.

Në muajin mars Bashkimi Evropian e përfshiu Melnichenkon në një listë sanksionesh masive ndaj drejtuesve të biznesit dhe të tjerëve të cilësuar si bashkëpunëtorë të afërt me Presidentin Putin. Sanksionet e BE-së vunë në dukje se ai mori pjesë në një takim të 24 shkurtit që Presidenti Putin mbajti ditën e sulmit.

“Fakti që ai u ftua për të marrë pjesë në këtë takim tregon se është anëtar i rrethit më të ngushtë të Vladimir Putinit dhe se ai po mbështet ose zbaton veprime ose politika që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë”, tha BE’ja në atë kohë përmes një deklarate.

Sipas deklaratave nga kompanitë, Andrey Melnichenko ka dhënë dorëheqjen nga pozicionet që mbante në të dy firmat kryesore. Megjithatë, ai ka kritikuar sanksionet perëndimore dhe ka mohuar të jetë i afërt me Presidentin Putinin.

Andrey Melnichenko nuk mund të kontaktohej për koment përmes këshilltarëve të tij.

Tashmë, autoritetet në Itali kanë sekuestruar një nga anijet e tij – 600 milionë dollarëshen Sailing Yacht A. Franca, Spanja dhe Britania gjithashtu kanë kërkuar të vënë në shënjestër super-jahtet e lidhura me oligarkët rusë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë globale për të ushtruar presion ndaj Putinit dhe njerëzve të afërt me të.

Por jahti Motor Yacht A, 300 milionë dollarë, deri më tani duket i paprekur. Anija mbante një flamur të Emirateve të martën, kur gazetarët e agjencisë Associated Press vëzhguan anijen.

Pozicioni i fundit i regjistruar i jahtit më 10 mars e tregon atë pranë Maldiveve në Oqeanin Indian, pak më shumë se 3,000 kilometra nga Gjiri Ras al-Khaimah. Imazhet satelitore nga kompania Planet Labs PBC të analizuara nga agjencia AP tregojnë anijen në Ras al-Khaimah duke filluar nga data 17 mars, një javë më vonë.

Autoritetet në Ras al-Khaimah nuk iu përgjigjën një kërkese për koment mbi praninë e jahtit. Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me anijen, por tha në një deklaratë se ajo e merr “jashtëzakonisht seriozisht rolin e saj në mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar global”.

Por deri më tani, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim të tillë publik që vë në shënjestër Rusinë. Vendi abstenoi në një votim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në shkurt që dënonte sulmin e Rusisë, duke zemëruar Uashingtonin.

Përgjigja neutrale mund të vijë nga “fitimet financiare që po shohim në Dubai përsa i përket ardhjeve të reja të turistëve dhe përpjekjeve ruse për të lëvizur pasuritë e tyre dhe për të blerë prona”, tha Karen Young, një bashkëpunëtore në Institutin e Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.

Qarkullimi i parave ruse – të ligjshme apo jo – është tani një sekret i hapur në Dubai, ku hotelet dhe plazhet luksoze mbushen gjithnjë e më shumë nga rusishtfolësit. Prezantuesit e radios shtetërore përshkruajnë me gëzim një fluks masiv.

Emiratet e Bashkuara Arabe u shndërruan në një nga korridoret e pakta të fluturimit të mbetura jashtë Moskës. Qeveria e Emirateve u ofroi të gjithë rusëve viza tre-mujore me shumë hyrje, duke lejuar kompanitë e mëdha të transferojnë lehtësisht punonjësit e tyre nga Moska në Dubai. Terminali i avionëve privatë në aeroportin Al Maktoum International ka parë një rritje prej 400% të trafikut, tha së fundmi drejtuesi ekzekutiv i aeroportit.

Agjentët e pasurive të paluajtshme kanë raportuar një shtim të interesit nga rusët që kërkojnë të blejnë prona në Dubai, veçanërisht në gradaçielat e Dubai Marina dhe vilat në Palm Jumeirah.

Për ata që duan të lëvizin në Emiratet e Bashkuara Arabe, blerja e pronave të shtrenjta gjithashtu ndihmon në sigurimin e një vize.

“Biznesi po lulëzon tani,” thotë Thiago Caldas, drejtor i firmës së shitblerjeve Modern Living me bazë në Dubai, e cila tani pranon kriptovalutat për të lehtësuar shitjet me klientët e rinj rusë. “Ata kanë një jetë normale dhe nuk përballen me kufizime.”

Caldas thotë se kërkesat nga klientët rusë në Dubai janë 10 fishuar që nga lufta, duke detyruar firmën e tij të punësojë tre agjentë rusishtfolës për t’u marrë me mbylljen e kontratave.

Me sanksionet ndaj bankave dhe bizneseve ruse që pengojnë qasjen e shumë qytetarëve tek kapitali i huaj, rusët po përpiqen gjithnjë e më shumë të anashkalojnë transfertat bankare përmes monedhave dixhitale në Dubai, thanë dy tregtarë të kriptomonedhave në qytet, ku ata janë në gjendje të likuidojnë shuma të mëdha parash.

“Është një strehë e sigurt. … Flukset hyrëse nga llogaritë ruse u rritën 300% disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë”, tha një tregtar rus i kripto-monedhave në Dubai.

Por, presioni po rritet. Të martën vonë, ambasada amerikane në Abu Dhabi postoi një video-mesazh në solidaritet me Ukrainën, ku shfaqeshin ambasadorë nga demokracitë kryesore të botës, ndërsa ministri i jashtëm i Rusisë viziton rajonin.

“Ne jemi të bashkuar kundër agresionit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paligjshëm të Rusisë”, tha Ernst Peter Fischer, ambasadori i Gjermanisë në Emiratet e Bashkuara Arabe./voa

Tags: anijeveEmiratet të Bashkuara Arabe
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestohet ferizajasi derisa tentonte ta kalonte kufirin, ishte i kërkuar për një vepër penale

Next Post

Arrestohet një person në Han të Elezit, i cili ishte i kërkuar nga Policia

Next Post
Arrestohet një person në Han të Elezit, i cili ishte i kërkuar nga Policia

Arrestohet një person në Han të Elezit, i cili ishte i kërkuar nga Policia

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.