Presidenti Ilir Meta ka folur për gazetarët pas kryerjeve të homazheve në Presidencë ku po bëhen nderimet për ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
“Ndarje e dhimbshme dhe shumë e parakohshme e presidentit Nishani nga jeta…Ai ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm e më seriozë të këtyre dekadave, i cili në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij, integritetin, konstruktivitetin që e karakterizonte dhe në çdo detyrë, dhe në atë të presidentit, gjithmonë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata që u shërbeu me përkushtim e besnikëri…”