Në janar të vitit 2023, Kroaica mund ta miratojë euron si valutën e saj zyrtare.
Fillimisht masa duhet të miratohet nga Eurogrupi si dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, raporton Euronews.
Nëse Kroacia në janar e aplikon euron, atëherë shteti ballkanik do ta festonte 10 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me valutën zyrtare të unionit.
Ekonomia kroate viteve të fundit ka arritur që ta mirëmbajë inflacionin në shifra të ulëta.
Ndërkaq, deficiti buxhetor nuk e kalon 3 për qind të GDP-së së përgjithshme. /Express