GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

1.1 milion euro keqpërdorim”, për çfarë po i akuzon saktë PDK Ministrat Gërvalla e Damka?

01/06/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
1.1 milion euro keqpërdorim”, për çfarë po i akuzon saktë PDK Ministrat Gërvalla e Damka?
Share on FacebookShare on Twitter

PDK po e akuzon ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën dhe kryediplomaten Donika Gërvallën se kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro të buxhetit të shtetit. Sipas PDK-së, Damka dhe Gërvalla në gusht të vitit të kaluar kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Caritas-in zviceran kundërligjshëm. Avokati që doli në konferencë me Musliu -Shoshin tha se janë shkelur katër ligje. E Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar në Facebook lidhur me këtë çështje duke thënë se s’ka keqpërdorur as një cent. Ndërkaq ministri Damka s’ka reaguar ende raporton Gazeta Express.

Në një konferencë për media, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi dhe avokati Faton Fetahu kanë denoncuar një keqpërdorim që sipas tyre e kanë bërë dy ministra e qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka. Ata kanë prezantuar edhe dokumentin e marrëveshjes.

Musliu Shoshi tha se ministria e Zhvillimit Rajonal që udhëhiqet nga ministri Fikrim Damka ka nënshkruar një në gusht të vitit 2021 një memorandum bashkëpunimi me Caritas-in zviceran dhe kundërligjshëm janë shpenzuar 1 milionë e 40 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Marrëveshja në fjalë është duke u realizuar pas pëlqimit zyrtar edhe të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla të cilin edhe e ka nënshkruar.

Por partia më e madhe opozitare thotë se Caritas-i ziveran është OJQ dhe sipas legjislacionit në fuqi është e ndaluar të shpenzohet buxheti shtetëror në mënyrën se si është vepruar në këtë proces.

“Memorandumi është nënshkruar më datë 16 gusht 2021, nga ana e Ministrit Fikrim Damka dhe përfaqësuesve të Caritas-it Zviceran (CACH), ku statusi ligjor i këtij të fundit, është Organizatë Joqeveritare (OJQ), e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, e mbi të gjitha, të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një Organizatë Joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar një gjë e tillë kritereve për çfarë shteti ka shpallur si interes me atë shpallje.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Sipas saj, Marrëveshje të tilla mund të lidhin ministritë vetëm me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare dhe vetëm nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për Qeverinë.

Tutje sipas avokatit Faton Fetahu, marrëveshja në fjalë e dy ministrive me OJQ-në është në kundërshtim me katër ligje.

“E para, kjo marrëveshje është në kundërshtim me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. E dyta, është në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. E treta, është në kundërshtim me ligjin për ndarjet buxhetore dhe e katërta, me legjislacionin e menaxhimit dhe shpenzimit të subvencioneve qeveritare.”, ka thënë avokati Fetahu.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar në Facebook pas denoncimit të PDK-së.

“Jo 1.1 milion Euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar Gërvalla.

ShareTweetShare
Previous Post

Krasniqi: Qeveria synon rritjen e punësimit për komunitetet joshumicë

Next Post

Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-Presidentin Bujar Nishani pas vdekjes

Lajmet e fundit

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

21/05/2025
Gjithçka gati – liderët arrijnë, nis te presidentja diskutimi për ngërçin politik

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

21/05/2025
Refuzoi kërkesat për lirim, nipi i Krasniqit: Specialja po dëshmon se do t’i dënojë krerët e UÇK-së

Refuzoi kërkesat për lirim, nipi i Krasniqit: Specialja po dëshmon se do t’i dënojë krerët e UÇK-së

21/05/2025
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

21/05/2025
Gjithçka gati – liderët arrijnë, nis te presidentja diskutimi për ngërçin politik

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.