Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë i dyshuari i pestë në rastin “Brezovica”, i cili ditën e aksionit nuk u gjet në shtëpinë e tij, shkruan Express.
I dyshuari, me inicialet R.M., ngarkohet me veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.
Sipas Prokurorisë, i njëjti bashkë me dy persona tjerë dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lëshimn e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marrë 70 mijë euro nha investitorët në vikend në zonën e Brezovicës.
Të enjten e kaluar, Prokuroria në Ferizaj bashkë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion, i cili ka përfunduar me katër persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës.
/GazetaExpress/