GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

“Propozo diçka”, Ambasadori që nuk ia ndau presionin Kurtit për Asociacionin

01/06/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Propozo diçka”, Ambasadori që nuk ia ndau presionin Kurtit për Asociacionin
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga kauzat mbi të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar narrativën e vet në rrugën drejt pushtetit ka qenë edhe kundërshtimi i ashpër i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, apo “Zajednicë”, siç e quajnë nga partia që drejton kryeministri Albin Kurti.

Kur Kurti tashmë është në pushtet, barra dhe presioni ndërkombëtar për implementimin e një marrëveshje të tillë është plotësisht mbi të si i shef i Qeverisë.

Për një gjë të tillë po kujdeset në mënyrë të veçantë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili në mënyrë të vazhdueshme po kërkon propozime nga Kosova, meqë sipas diplomatit gjerman, nuk është zgjidhje vetëm të thuash jo.

Një gjë të tillë Rohde fillimisht e ka thënë në një intervistë për Gazetën Express më 16 shkurt të vitit 2022. Diplomati gjerman atë kohë pati thanë se zgjidhja është e qartë dhe se për të patur përparim, duhet sjellësh diçka në tavolinë.

“Zgjidhja është e qartë: Për të arritur përparim, duhet të sjellësh diçka në tavolinë. Ekziston një marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel edhe nga Kosova për të themeluar asociacionin dhe ne presim propozime për këtë çështje. Unë, sikurse edhe të tjerët, kam nënvizuar se askush nuk e dëshiron një Republika Srpska këtu dhe se asociacioni duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës, por ka shumë mënyra për ta zgjidhur këtë çështje. Ajo që po mungon deri tani është një propozim nga Kosova”, kishte thënë Rohde për Gazetën Express.

Të njëjtën kërkesë dhe deklaratë, Rohde e ka përsëritur pas tre muajsh, në një intervistë për Klan Kosova.

“Kur negocion atëherë duhet të sjellësh propozime në tavolinë. Njëra palë thotë këtë kam unë për ta ofruar, dhe tjetra, këtë duhet ta pranoj, dhe pastaj duhet të pasojnë takimet. Por deri më tani, propozime të tilla mungojnë. Thuhet, unë dua këtë gjë, derisa pala tjetër thotë jo. Mendoj se kjo është rruga e duhur për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Rohde në intervistën e datës 27 maj të vitit 2022.

Tema e Asociacionit është riaktualizuar dje dhe sot, pasi Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë për KTV ka thënë se kryeministri Kurti ka një plan për Asociacionin.

Një deklaratë e tillë e Cramon u mohuar sot nga vetë kryeministri duke thënë se s’ka kurrfarë plani për çështjen e Asociacionit. Madje Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se Kosova e ka një asociacion dhe se ai po i del boll.

Presion në adresë të Qeverisë Kurti është duke u bërë edhe sa i përket çështjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për çështjen e tokave rreth Manastirit të Deçanit. Vetëm gjatë mandatit të Kurtit si kryeministër, shtetet e QUINT-it kanë lëshuar katër komunikata të përbashkëta përmes të cilave bëjnë thirrje që Qeveria e Kosovës të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili njeh pronësinë e Manastirit për tokat përreth./Express/

Tags: kurtit
ShareTweetShare
Previous Post

Qeveria ndau 50 mijë euro për Luginën e Preshevës, por 2 milionët e premtuara para 7 muajve ende nuk i ka ekzekutuar

Next Post

Rasti “Brezovica”, arrestohet i dyshuari për ndërmjetësim të marrjes së ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë

Lajmet e fundit

Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

20/05/2025
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

20/05/2025
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.