Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka përkujtuar gazetarin Bardh Hamza në 10-vjetorin e vdekjes.
Hasani ka shkruar se Hamza ishte intelektual i rrallë dhe shenjë e një brezi të paharrueshëm.
“Si sot 10 vjet më parë, iku nga kjo botë gazetari, intelektuali e dashamiri i fjalës së shkruar, miku im i dashur Bardh Hamza. Njeri i mirë, intelektual i rrallë e i artikuluar, Bardhi ishte shenja e një brezi të paharrueshëm për nga sfidat e vullneti. Kam pasur fatin e nderin të jem mik me ty, Bardh i dashur, të shijoj shpirtin tënd të madh e të mrekullueshëm”, ka shkruar Hasani.
Shkrimi i plotë:
Si sot 10 vjet më parë, iku nga kjo botë gazetari, intelektuali e dashamiri i fjalës së shkruar, miku im i dashur Bardh Hamza.
Njeri i mirë, intelektual i rrallë e i artikuluar, Bardhi ishte shenja e një brezi të paharrueshëm për nga sfidat e vullneti.
Kam pasur fatin e nderin të jem mik me ty, Bardh i dashur, të shijoj shpirtin tënd të madh e të mrekullueshëm.Ike shpejt Bardh, ndër të parët nga gjenerata jonë! Na prit Bardh, aty bashkë do jemi së shpejti dhe do të flasim për projektet që i lamë pa kryer.Po më mungon shumë, Bardh! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty !Të kujton me shumë mall, Enveri me familje.