Ka muaj prej kur Fifi ka nisur një lidhje të hapur me Adis Patushin, ish partnerin e modeles shqiptare, Adrola Dushin.
Madje modelja dhe i dashuri i Fifit kanë edhe një fëmijë të përbashkët.
Si duket Fifi merr mesazhe të pafunda nga ndjekësit lidhur me lidhjen e saj me biznesmenin shqiptar.
Këto mesazhe ajo i ka hedhur edhe në storjen e saj ku edhe ka reaguar për herë të parë rreth kritikave.
“Sikur puna e mesazhit paraprak marrë minimalisht 100 në ditë. Tmerr do të thotë”, tha në njërin postim Fifi.
E për herë të parë ajo ka folur edhe për ish partneren e Adisit, Adrolën.
Në reagimin e saj thuhet se ajo do ta rrespektoj çdo ditë jo si nëna e fëmisë së partnerit të saj po ri grua, vajzë e shumë epitete tjera.
“Adrola? Yll padiskutim. Dhe po. Absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj jo vetëm si nënën e fëmiut të njeriut që po jetoj me të por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë. Të më shani? Ta shani? Bllok do keni. Shëndet”, vazhdon më tej Fifi.