Moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë bërë të ditur se të mërkurën kur edhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
IHMK-ja ka bërë të ditur se më 1 dhe 2 qershor do të fryjë erë e lehtë dhe lokaliste e fortë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.