Ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila postoi një video në profilin e saj të ‘Instagramit’, ku edhe foli mbi bullizmin që ajo përjetoi pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Ajo vazhdoi e foli për bullizmin pasi mori mbështetje të jashtëzakonshme.
Së fundi ishte edhe Luana Vjollca, ajo e cila ka publikuar episode në ‘Youtube’, ku ka folur mbi bullizmin.
Sot si duket dy artistet janë bërë bashkë.
Ato kanë paralajmëruar se sonte do të hyjnë live në ‘Instagram’, ku edhe do të flasin pikërisht mbi bullizmin.
Njoftimin e ka bërë Luana, e repost e ka bërë edhe Trixa./Lajmi.net/