Ish-eprori i UÇK-së, Kadri Veseli, sot feston ditëlindjen e 55-të. Kryetarin e dytë në historinë e PDK-së e kanë uruar kryetari dhe disa zyrtarë të kësaj partie.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ia ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli ditëlindjen raporton Gazeta Express.
“Urime ditëlindja, Kryetar!”, ka shkruar Krasniqi.
Adri Nurellari, anëtar i kryesisë së PDK-së ka uruar Veselin me një fotografi të përbashkët.
“Gëzuar ditëlindjen kryetar me shpresën që vitin tjetër e feston në liri”, ka shkruar Nurellari.
Ish-kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar Veselin në ditëlindjen e 55-të duke shkruar se ai dha gjithçka nga vetja për Kosovën e që tash padrejtësisht gjendet në Hagë.
“Edhe këtë përvjetor të ditëlindjes, Kadri Veseli gjendet në Hagë, padrejtësisht. Në luftë e udhëheqje të saj drejt çlirimit, në liri e angazhim për pavarësi, në forcim e siguri të shtetit të Kosovës, Kadriu dha gjithçka nga vetja. Luftën e tij për liri dhe të shokëve të tij, askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta rishkruaj. Deri në ditën e pashmangshme të lirisë – edhe 100, kryetar Kadri Veseli”, ka shkruar Hoxhaj.
Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka uruar ish-kreun e PDK-së.
“Urime ditëlindja kryetar!”, ka shkruar Deliu.
Veselin e ka uruar edhe anëtari tjetër i PDK-së, Valmir Klaiqi.
“Urime ditëlindja Kryetar! Shëndet e kurajo, deri në festën e radhës në liri”, ka shkruar ai.