Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për raportimet në mediat kosovare sa i përket vendit ku kryeministri Albin Kurti ka takuar këshilltarin kryesor të Joe Biden, Jake Sullivan, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.
Kurti pas kthimit në Kosovë, në një konferencë për media ka deklaruar se me Sullivanin është takuar në Shtëpinë e Bardhë. Kjo deklaratë e tij ishte shoqëruar me raportime të cilat provonin të vinin theksin se Kurti është takuar në një objeket tjetër e që është ndërtesa e “Eisenohower” dhe jo në Shtëpinë e Bardhë.
Hovenier ka thënë se është i befasuar me disa raportimet të pasakta dhe çorientuese sa i përket lokacionit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.
Hovernier ka thënë se ndërtesa “Eisenhower” është pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë dhe se në atë ndërtesë janë mbajtur takime të nivelit të lartë përfshirë Presidentin, zëvëndëspresidentin dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare
Ambasadori ka publikuar edhe një fotografi të vitit 2010, ku shihet e ka qenë prezent në takimin në mes të Joe Biden sa ka qenë zv.president dhe Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës, e që është mbajtur pikërisht në ndërtesën ku edhe Kurti dhe Sullivan janë takuar./Express/