Dy prindër janë arrestuar në Obiliq.
Sipas Policisë, ata janë arrestuar nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre, të cilët janë nën 16 vjeç.
Pas arrestimit ata janë liruar, ndërsa viktima femër është kthyer te prindërit e saj.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet te prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.