Zbardhen detaje të reja të tmerrshme për krimin e rëndë të ndodhur 15 ditë më parë në qytetin serb të Zrenjaninit , kur një 46-vjeçare vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike dhe më pas e kishte gatuar.
Viktima ishte katër vite më i vogël se autorja, tashmë e arrestuar dhe që po mbahet pas hekurave për krimin e rëndë. Punonjësit e policisë që ndodheshin në vendin e krimit, folën për një skenë të neveritshme me ambientet e shtëpisë të mbuluar me gjak.
E përditshmja beogradase Blic publikoi informacione rreth krimit, duke pyetur se si një grua më e vogël arriti të vriste një burrë të madh dhe të fortë, ta priste dhe më pas t’i gatuante organet. Veshkat, zemra, organet gjenitale, madje edhe të gjithë këmba e viktimës.
Shtëpia ku ndodhi krimi i paprecedentë mbetet e vulosur me vendim gjykate deri në përfundimin e hetimeve. Fqinjët thanë për mediat lokale se ishin të befasuar nga vrasja brutale, duke thënë se 46-vjeçari nuk po shfaqte asnjë problem.
Motivet e krimit janë duke u hetuar nga autoritetet. Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë.
Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.