Policia njofton për një vjedhje të rëndë të ndodhur në Rogovë të Gjakovës.
Ankuesi mashkull ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij.
Sipas tij, aty janë vjedhur 1 mijë euro, një pistoletë dhe 30 fishekë.
Rasti po hetohet, teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË /Fsh. Rogovë, Gjakovë 08.05.2022 – 00:15. Me 30.05.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kryer vjedhje nga shtëpia e tij. Ankuesi deri tani ishte jashtë shtetit. Nga shtëpia janë vjedhur 1000 € para të gatshme dhe një pistoletë me 30 fishekë. Rasti është duke u hetuar.