Manastiri i Deçanit ka dalë me një njoftim tjetër ku thotë se Kosova nuk po e respekton vendimin e Gjykatës së saj Kushtetuese për pronat rreth kishës.
Vendimi për pronat rreth manastirit nuk ka gjetur zbatim nga qeveritë e Kosovës, teksa tash manastiri thotë se ajo u tregua edhe bashkëpunuese për lejimin e ndërtimit të rrugës që dërgon në Plavë.
“Kanë kaluar 6 vite që kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës konfirmoi pronën e Manastirit të Deçanit. Në nëntor 2020, u nënshkrua marrëveshja e Këshillit të Zbatimit dhe Monitorimit (KPM) për një rrugë anashkaluese për në Mal të Zi jashtë zonës së mbrojtur të Deçanit. Pavarësisht se institucionet e Kosovës i minojnë të dyja vendimet”, thuhet në reagimin e manastirit në Twitter.
“Një sjellje e tillë tregon mosgatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të respektuar sistemin e tyre juridik pasi vazhdojnë me diskriminimin e Manastirit të Deçanit i cili është sulmuar 4 herë që nga viti 1999. Përveç kësaj, Komuna refuzon të vendosë një shenjë të duhur për vizitorët në Manastir”, përfundon reagimi.
Gjatë javëve të kaluara ambasadorët e shteteve të huaja viziton Manastirin dhe kërkuan në intervista që vendimi i Kushtetueses të gjejë zbatim.