Pjesëtari i shoqërisë civile ka reaguar pas refuzimit që po i bëjnë liderët e vendit për të qenë pjesë e “Open Ballkan”.
Ai duke ironizuar me këtë qëndrim të liderëve tanë, ka shkruar se “askush nuk i përmbush standardet tona të pastërtisë morale”, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Mendoj se Kosova si pishtar botëror i demokracisë nuk duhet të bëhet pjesë e asnjë nisme rajonale dhe ndërkombëtare sepse askush nuk i përmbush standardet tona të pastërtisë morale.
Strategjia duhet të jetë themelimi i kishës së demokracisë; dërgimi i apostujve dhe pritja që e gjithë bota ta përqafojë përndritjen tonë.
Ndërkohë nuk ka lidhje nëse Kosova zbrazet nga mungesa e perspektivës dhe nga izolimi… ia bëjmë siç ia kemi bërë gjithmonë, parkohemi e presim në diasporë derisa qafirët e kësaj bote të kthjellen dhe ta shohin rrugën e drejtë.