Russell Westbrook vazhdon të ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij.
Fundori amerikan nuk ka pasur paraqitjet më të mira të mundshme viteve të fundit. Në elementin më të mirë nuk ishte as me fanellën e Lakers.
Westbrook ka qenë shumë i përfolur së fundmi, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Lakers, përcjell llajmi.net.
Megjithatë, raportimet e fundit nga Marc Stein bëjnë të ditur se Lakers po refuzojnë ta largojnë lojtarin.
Ata nuk janë gati të japin asete shtesë për largimin e basketbollistit, kështu që do ta mbajnë në skuadër.
Russ pritet të shfrytëzojë opsionin e tij prej 47 milionë dollarëve për sezonin tjetër.