Deklarata nuk e bën të qartë nëse H.S. ishte një nga disa shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që u riatdhesuan herët të dielën nga Siria.
Katër gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë, të gjithë të lidhur me shqiptarë që iu bashkuan grupeve ekstremiste islamike që luftonin në Siri dhe Irak, u riatdhesuan të dielën, duke arritur në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari. Atyre iu bashkuan edhe qytetarë kosovarë që “largoheshin nga kampet e ferrit”, thanë ministritë e brendshme shqiptare dhe kosovare, pa e bërë të ditur numrin.
Dhjetëra qytetarë të Kosovës ende mbeten në Siri, shumica prej tyre të veja të ish-luftëtarëve, sipas autoriteteve.
Në dy vitet e fundit Kosova ka riatdhesuar së paku 121 qytetarë të saj, kryesisht gra dhe fëmijë, nga Siria. Shumë nga të rriturit janë akuzuar për vepra të lidhura me terrorizmin dhe janë duke vuajtur dënime me burg.
Më shumë se 400 persona nga Kosova mendohet se u janë bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak, sipas një vlerësimi të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Kosova ka riatdhesuar dy shtetas të saj nga kampet në Siri, përmes një operacioni të përbashkët me Shqipërinë. Ky operacion është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria tha se ka riatdhesuar 13 shtetas të saj.