GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çfarë ndodhi me policin që plagosi vëllain e Butës, IPK jep detaje

30/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Çfarë ndodhi me policin që plagosi vëllain e Butës, IPK jep detaje
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrim Januzi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gazmend Hysenit, në natën kritike është plagosur nga një zyrtar policor me rroba civile. Sipas avokatit të tij, i dyshuari Januzi ka pësuar lëndime trupore kryesisht në nofull. Lidhur me përdorimin e armës nga ana e zyrtarit policor, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka ndërmarrë disa veprime hetimore.

Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, Inspektorati Policor i Kosovës thekson se në bashkëpunim me prokurorin kompetent do të ndërmerren edhe veprime tjera hetimore të cilat pritet të vërtetojnë se a janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës zyrtare.

IPK thotë se me t’u informuar për rastin e vrasjes dhe plagosjes të shtunën në Ferizaj, hetuesit e IPK-së janë dalë në vendin e ngjarjes, nga aty është bërë identifikimi i disa kamerave të sigurisë të cilat kanë mundur të mbulojnë me pamje vendin ku ka ndodhur incidenti.

“Më 28 maj 2022 pas mesnatës, hetuesit e IPK-së janë njoftuar për rastin në fjalë ku  sipas informatave fillestare në Ferizaj një zyrtar policor kishte përdor armën e tij zyrtare duke gjuajtur në drejtim të një personi që dyshohet të ketë qenë i armatosur dhe  i cili dyshohet për vrasje që kishte ndodhur pak më herët në lokacionin e njëjtë. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së janë dalë në vendin e ngjarjes ku në koordinim me ekipet tjera reaguese policore dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë në Ferizaj kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë këtu përveç tjerave edhe identifikimin e disa kamerave të sigurisë të cilat kanë mundur të mbulojnë me pamje vendin ku ka ndodhur incidenti. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me prokurorin komptetent duke përshirë edhe rezultatet e ekzaminimeve të ndryshme forensike, mjeko ligjore, ballistike etj. Për të vërtetuar se a janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës zyrtare dhe për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me rastin”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, si i dyshuar kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni. Sipas mbrojtjes së Januzit, avokatit Kastriot Zenuni seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aty ku po trajtohet i dyshuari.

Avokati Zenuni tha se i dyshuari ka qenë në gjendje të përgjigjej vetëm me “po” ose “jo”.

“Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pytje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha avokati Zenuni të dielën për Gazetën Express.

Ai shtoi se Qëndrim Januzi ka lëndime kryesisht në nofull.

Qëndrim Januzi, që në publik njihet si vëllai i reperit Buta, po mbahet në paraburgim nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e paraburgimit ndaj Januzit,  gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin”. Gjithashtu gjyqtari ka vlerësuar se në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Qëndrim Januzi dyshohet se shtiu me armë zjarri shtatë herë në drejtim të Gazmend Hysenit.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të ndjerin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton Gazeta Express.

Tags: policiaQendrim Januzi
ShareTweetShare
Previous Post

Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit

Next Post

QKUK hap konkurs për 30 pozita të lira për infermierë me bachelor dhe shkollë të mesme

Next Post
QKUK hap konkurs për 30 pozita të lira për infermierë me bachelor dhe shkollë të mesme

QKUK hap konkurs për 30 pozita të lira për infermierë me bachelor dhe shkollë të mesme

Lajmet e fundit

Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

25/05/2025
E rëndë: Vdes 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

E rëndë: Vdes 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

25/05/2025
Financat e ushtrisë amerikane, Trump thotë se nuk do të prekë asnjë cent nga buxheti një trilion dollarësh

Financat e ushtrisë amerikane, Trump thotë se nuk do të prekë asnjë cent nga buxheti një trilion dollarësh

25/05/2025
Arrestohet një person në vendkalimin kufitar në Merdare

Arrestohet një person në vendkalimin kufitar në Merdare

25/05/2025
Një burrë në Suharekë rrahu vajzën dhe gruan, policia ia gjen një pushkë në vendngjarje

Një burrë në Suharekë rrahu vajzën dhe gruan, policia ia gjen një pushkë në vendngjarje

25/05/2025
Gjuajti me armë ndaj një veture në Shkabaj të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Gjuajti me armë ndaj një veture në Shkabaj të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi mbylli sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

25/05/2025
E rëndë: Vdes 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

E rëndë: Vdes 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

25/05/2025
Financat e ushtrisë amerikane, Trump thotë se nuk do të prekë asnjë cent nga buxheti një trilion dollarësh

Financat e ushtrisë amerikane, Trump thotë se nuk do të prekë asnjë cent nga buxheti një trilion dollarësh

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.