Izraeli ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi, duke përmendur kërcënimet iraniane për hakmarrje për vrasjen e një koloneli të Gardës Revolucionare javën e kaluar, sipas mediave të huaja.
Teherani ka fajësuar Izraelin për vrasjen e Hassan Sayyid Hodai, i cili u qëllua për vdekje nga dy persona ndërsa ai ishte brenda makinës së tij. Këshilli i Sigurisë Kombëtare izraelite tha në një deklaratë se Teherani ka të ngjarë të kërkojë të shënjestrojë izraelitët në Turqi, duke e cilësuar këtë të fundit një vend me rrezik të lartë.
Turqia është një destinacion popullor turistik për izraelitët dhe të dy vendet po rindërtojnë marrëdhëniet e tyre pas më shumë se një dekade tensionesh.
Rikujtojmë se Izraeli ka akuzuar Honda-n për komplot për të sulmuar qytetarët e saj në mbarë botën. Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett, i cili mbikëqyr shërbimin e inteligjencës Mossad, ka refuzuar të flasë në lidhje me vrasjen, por Bennett tha se Teherani do të paguajë çmimin për nxitjen e sulmeve ndaj Izraelit.