Trepikëshit ia qëlloi tre herë.
Më efektiv, Luka Donçiq i Dallas ishte kur gjuajti dyshe, duke qëlluar shtatë tentime, në ndeshjen kundër Golden State, mëngjesin e së mërkurës, transmeton klankosova.tv.
Me 30 pikët e shënuara, slloveni ndihmoi ekipin e tij të fitojë për herë të parë ndaj Ëarriors 119-109 në serinë e finaleve të konferencës perëndimore në NBA. Kështu, Maveriks zbuti diferencën në 1 me 3, duke mbajtur gjallë shpresën për të shkuar në përfundimin e madh të krejt ligës.
Mbështetje, ndonëse nga larg, e mbase edhe pa dijeninë e tij, Donçiq po merr edhe nga disa tifozë në Kosovë, prej ku ylli i ligës më të fortë në botë e ka prejardhjen.
Gjyshi i “Lluka Magjik”, si e quajnë sllovenin në Amerikë, është nga fshati Bincë i Klinës.
Aty shpresojnë që suksesit të 23 vjeçarit, t’ia shoh hairin, sadopak edhe katundi ku iu rrit gjyshi.