Ushtria ukrainase ka publikuar disa pamje në Facebook, ku thotë se është furnizuar me raketa lëshuese tokësore të raketave të fuqishme kundër anijeve të tipit Harpoon, së bashku me raketat tjera shoqëruese.
“Këto janë dërgesa nga Holanda, Britania e Madhe dhe Danimarka dhe vende të tjera do të bashkohen së shpejti. Këto raketa do ta mbrojnë Ukrainën nga anijet armike ruse në Detin e Zi”, tha ushtria ukrainase në një deklaratë.
Rusia bllokoi portet e Ukrainës pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt, duke ndaluar eksportet e drithit. Rusia po përdor flotën e saj të Detit të Zi për të lëshuar raketa në Ukrainë, e cila që atëherë ka filluar të marrë ndihmë ushtarake nga përendimi.