Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Izrael.
Kombëtarja shqiptare në muajin e ardhshëm do të zhvillojë dy ndeshjet e para për edicionin e ri në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta Express.
Kuqezinjtë” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim te Islanda (6 qershor), kurse pas katër ditëve do të presin Izraelin.
Dhe, FSHF sot ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen ndaj Izraelit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
Biletat mund të blihen online në “bileta.fshf.org” ose pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”. /Gazeta Express/