Pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së premtes ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, pati reagime të shumta.
Reperë të njohur të estradës reaguan, e një ndër ta edhe Moss Della, shkruan gazeta Insajderi.
Ai kësaj radhe ka publikuar disa InstaStory, ku me anë të tyre ka ofenduar dhe kërcënuar rënd reperin Buta, por nuk ka lënë anash dhe disa ”disse” ndaj reperit Fero.
Moss Della, paralajmroi se do të vijnë ditë të zeza, kështu duke ju drejtuar reperit Buta.
”Burri që është burrë nuk mbyt shokët e vet”, janë disa nga fjalët që shkroi reperi Moss Della në instastory.
Buta dhe Mos Della janë në një armiqësi të mëhershme. Të cilët në vazhdimësi i kanë bërë diss’a njeri tjetrit.
Ata kanë përdorur tekstet e këngëve, ku edhe i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të “qëruar” hesapet mes tyre.
I pari që kishte filluar lojën ishte Moss Della, i cili përmes një kënge kishte thumbuar reperin me prejardhje nga Ferizaji.
“Hijo De Puta (Diss Buta)”, titullohet kënga e tij, ku në secilin rresht ai i referohet artistit të njohur.
Më pas nuk vonoi dhe përgjigjja e Butës, i cili me anë të një ‘freestyle’ në emisionin Gjoni Black i kishte kthyer ‘diss-in’ në të njëjtën mënyrë.
Ndër të tjera, Mossi thotë se njerëzit të cilët nuk kanë guxim, marrin në qafë.
Duke kujtuar të ndjerin Gazmendin, Mossi thotë:
“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”.
Më poshtë gjeni fotot: