Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës, ku një veturë ka goditur një këmbësore femër.
Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.