Policia ka marrë një informatë se në Spitalin e Gjilanit një person është sjell pa shenja jete.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 28.05.2022 rreth orës 06:40 min në Gjilan.
“Raportohet se në Spitalin e Gjilanit është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima vuante nga sëmundje të mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.