Modelja Beniada Nishani ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, të cilin e ka pasur familjar.
Beniada, babai i së cilës është kushëri i Bujar Nishanit, ka shkruar në InstaStory “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten”.
Në këtë postim, ajo e ka etiketuar vajzën e ish-presidentit, Fionën.