Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Kamenicë ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor pa përfundimit të kuvendeve nëpër nëndegë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur punimet e Kuvendit të nëntë zgjedhor si dhe ka uruar kryetarin e degës, Faton Jakupin.
“Nuk kam fije dyshimi se dega e AAK në Kamenicë, pas këtij Kuvendi do të dalë edhe më e fortë dhe më unifkuese! Antarëve të zgjedhur për Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryetarit të rizgjedhur Faton Jakupit u uroj suksese të reja në rrugëtimin e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot është mbajtur Kuvendi zgjedhor i AAK në Kamenicë, me një prezencë të jashtëzakonshme të delegatëve dhe të mysafirëve. Fryma konstruktive e bashkëpunuese e AAK në Kamenicë, ka reflektuar edhe prezencën e kryetarëve të të gjitha partive politike në Kamenicë si dhe mysafirëve të tjerë të shumtë. Aleanca në Kamenicë, është ndër degët e strukturuara që gjithnjë ka pasur qasje konstruktive e gjithmonë në interes të qytetarëve të Kamenicës. Nuk kam fije dyshimi se dega e AAK në Kamenicë, pas këtij Kuvendi do të dalë edhe më e fortë dhe më unifkuese! Antarëve të zgjedhur për Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryetarit të rizgjedhur Faton Jakupit u uroj suksese të reja në rrugëtimin e përbashkët!