Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në komunën e Prishtinës, ku një punëtor i një firme është lënduar teksa punonte, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 42-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e kësaj u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmën mjekësore.
Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, me ç’rast është intervistuar përgjegjësi i punëtorëve.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi në vendin e punës’.