Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar me frustrim pas bllokimit të trotuareve nga makinat, në një lagje të Prishtinës.
Në fotografinë që ka qarkulluar nëpër internet, shihet se si nxënësit e vegjël rrezikohen dhe duhet të ecin me kujdës buzë rrugës, për shkak se trotuari është i bllokuar nga veturat.
“Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla. Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh’ shpejtë!” ka reaguar me shkas, Zogaj.