Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Disa ditë pas mbarimit të emisionit u bë e ditur se marrëdhënia mes saj dhe konkurentit tjetër, Donald Veshaj, kishte mbaruar por dedikimet apo kunjat në rrjetet sociale nuk kanë munguar.
Pavarësisht kësaj nuk ka patur ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e Beatrixës gjatë kësaj kohe por mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në “Netët e klipit shqiptar”, ku dhe ka folur pak më shumë për veten e saj. Ajo është shprehur se është mirë dhe se është më e angazhuar se kurrë.
“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I kam lënë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë dhe më e angazhuar se kurrë me shumë projekte”- u shpreh ajo.
E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit në lidhje më bashkimin e Borës dhe Donaldit ajo është shprehur se- “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë sepse nuk kam pasur kohë”.
Lajmet për bashkimin e ish-çiftit, nisën pasi ata u panë së bashku në sfilatën e Valdrin Sahitit në Prishtinë.
Mesa duket Trixa ndihet me mirë që pas publikimit të videos kundër bullizmit që ajo ka përjetuar këto kohë.