Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë dy ditëve mori pjesë në Forumin për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Regjional, në Ankara, me ftesë të Akademisë Evropiane për Rajone.
Kryetari Lladrovci, mbajti fjalë rasti për të arriturat, sfidat, kahet e zhvillimit të komunës së Drenasit, vlerat, gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit në nivelin lokal me interes të dyanshëm.
Në rrjetin social, Lladrovci ka shkruar:
Gjatë dy ditëve të shkuara, me ftesë të Akademisë Evropiane për Rajone, me seli në Bruksel, isha pjesëmarrës i Forumit të Dytë për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Regjional, në Ankara.
Në këtë forum, mbajta fjalë rasti, për të arriturat, sfidat, kahet e zhvillimit të komunës së Drenasit, vlerat tona, gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit në nivelin lokal me interes të dyanshëm.
Këtu u mbajtën ligjërata nga ekspertët e zhvillimit lokal dhe rajonal nga disa shtete, si dhe debat për aplikimin në projektet e Bashkimit Evropian.
I falënderoj organizatorët dhe ligjëruesit e këtij forumi për temat e trajtuara, si dhe zytarët e Ambasadës tonë në Ankara për mikpritjen dhe ndihmën e ofruar.
Në këtë Forum, me mua dhe Bekimin, ishte edhe nënkryetarja e komunës së Suharekës Shyhretja, Ekremi dhe Kimetja.