Një i mitur është therur me thikë nga një person tjetër (i mitur).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:19, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.