Modelja Heidi Lushtaku me në fund ka treguar emrin e djalit të saj, të cilin ajo e solli në jetë para një muaji
Për shumë kënd ishte befasi që Heidi Lushtaku u bë nënë, aq më pak e një futbollisti të njohur si ai turk, Merih Demiral.
Ishte futbollisti i Juventus që kishte bërë të ditur lajmin dhe pas saj edhe modelja kosovare, por që çifti nuk kishin treguar për emrin e djalit të tyre.
“Duke pushuar me Kaïs Ömer”, ka shkruar në anglisht sonte Heidi në Instagram ku shfaqet duke fjetur me djalin e saj.
Kujtojmë së Heidi ishte partnere e boksierit Haxhi Krasniqi për disa vite, por që ata ishin ndarë. Derisa Heidi e ka zyrtarizuar të qenit nënë e një djali të futbollistit turk që luan të Atalanta, Robin Haxhi Krasniqi është martuar po këtë muaj në Kosovë me misin dhe modelën Marigona Krasniqi. /GazetaExpress/