Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka konfirmuar bisedimet për të nënshkruar me Divock Origin.
Sulmuesi belg do të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës si lojtar të lirë, transmeton Gazeta Express.
Origi besohet se ka rënë dakord për të nënshkruar me Milanin dhe Maldini tani ka zbuluar se kalimi i tij në “San Siro është gjithnjë e më afër.
“Ne jemi në bisedime me Origin dhe duket se po ecim shumë mirë”, tha Maldini për “La Gazzetta dello Sport”.
27-vjeçari raportohet se do të udhëtojë në Itali javën e ardhshme për të kryer testet mjekësore, për të nënshkruar kontratën e tij dhe për të përfunduar zyrtarisht kalimin e tij te kampionët e Serie A. /Gazeta Express/