Napoli pritet që të lejojë largimin e Kalidou Koulibalyt në afatin kalimtar të verës.
Kontrata e 30-vjeçarit me napolitanët skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Kjo duket se po e detyron klubin italian ta shesë Koulibalyn këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin tjetër.
Sipas “Tuttosport”, Napoli është duke kërkuar rreth 40 milionë euro për shitjen e senegalezit.
Barcelona dhe Juventusi raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e Koulibalyt. /Gazeta Express/