Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pasi shefi i qeverisë tha se Beogradi duhet të ndryshojë dhe dialogu të përfundojë me marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke raporton Gazeta Express.
Kryenegociatori serb Petkoviq, ka thënë se ai që duhet të ndryshojë është kryeministri Kurti dhe të fillojë t’i përmbushë obligimet e tij nga dialogu i Brukselit.
Petkoviq ka numëruar sërish ditët me numra, për atë që ai e quan si moszbatim të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
“Sot bëhen 3,322 ditë që Prishtina nuk e ka formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe s’i ka impelementuar një numër marrëveshjesh tjera në fushën e energjisë.