Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Njoftimi i plotë:
27 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 123.