Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për popujt e rajonit.
“Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.