Liverpool luan finalen e Champions League kundër Real Madrid të shtunën në Paris.
Skuadra e Jurgen Klopp është favorit i madh sipas basteshkruesve, por mund të jetë ndeshja e fundit me fanellën e kuqe për Sadio Mane, shkruan GazetaBlic Sport.
Mane po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Bayern e di se Liverpool nuk mund të marrë aq sa vlen për 30-vjeçarin. Mane duket se nuk ka në plan të vazhdojë kontratën me Liverpool-in.
E njëjta gazetë raporton se çështja është e mbyllur, kurse senegalezi po pret ta fitojë Champions Leaguen për t’i dhënë lamtumirën fansave.
Bayern ka ofruar 30 milionë euro për Sadio Manen.